Tottenhami pëlqen Klinsmann

Tottenhami pëlqen Klinsmann

Tottenham Hotspuri  vijon  me ngulm kërkimin e një  traineri të përshtatshëm për tu përmirësuar në sezonin vijues . Me Ryan Mason në pankinë londinezët nuk kanë  shumë garanci dhe janë përqëndruar  tek një ikonë e trainingut në Gjermani siç është Jurgen Klinsmann . Presidenti i ‘’ Spursave ‘’ Daniel Levy gëzon relata të shkëlqyera me 56 vjeçarin dhe do të mundohet ta bindë për të marrë në dorë fatet e pankinës  kryeqytetasve .   

Me largimin nga Hertha Berlini në 2020-tën  Jurgen Klinsmann e ka deklaruar në shumë raste se do të rikthehet më i fortë  për startin e  një sfide të re dhe  interesi i ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ parashikohet  se do te analizohet shumë mirë nga Jurgen Klinsmann sepse është një figurë e përshtatshme për   ringritjen e shpejtë në Premier League dhe në Europë.   

Me të marrë lajmin 56 vjeçari gjatë një interviste për Sky Sport është shprehur shumë entuziast për interesin e anglezëve:

“  Do të më pëlqente një sfidë e tillë . Tottenham Hotspuri është një skuadër shumë interesante dhe presidenti Daniel Levy mund të më kontaktojë kur të dëshirojë  “ . Ndër të tjera ka shtuar :

“ Kam kaluar një eksperiencë shumë të bukur si lojtar dhe do të më pëlqente ta përsërisja si trainer ‘’ ,  komentoi Jurgen Klinsmann .  Më tej ai është  pyetur për një çështje kyçe  tek Tottenhami që lidhet me të ardhmen e  Harry Kane:

“  Nëse do të largohej do të ishte një minus i madh për Tottenhamin sepse kjo rrugë mund të ndiqej nga Son ose ndonjë lojtar tjetër  .  Fakti i pasjes se një golashënuesi të tillë në skuadër ndez shpresën  drejt suksesit  , përfundoi Jurgen Klinsmann .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy