
Nabil Fekir përsëri ka rezultuar një ndër më të spikaturit e Real Betisit gjatë këtij sezoni dhe shumë shpejt sakrificat e francezit janë shpërblyer me interesin e Newcastle United .
‘’ Las Urracas ‘’ zhvilluan një pjesë të dytë të sezonit tepër të suksesshme , në të cilin objektivi ishte shpëtimi dhe anglezët mund të ndihen krenarë me punën e Eddie Howes në krye të stolit.
Për sa i përket 28 vjeçarit , duhet theksuar se arriti një sukses historik me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ me fitimin e Kupës së Mbretit dhe drejtuesit e Newcastle United e kanë vëzhguar përgjatë sezonit dhe janë bindur nga aftësitë e ishi-t të Lyonit.
Sheiku Mohamed Bin Salman që në krye të herës e ka deklaruar objektivin i cili lidhet me shëndërrimin e Newcastles në një ekip elite dhe duke filluar nga sezoni vijues, objektivi kryesor sigurisht mbetet pjesëmarrja në Champions League dhe fitimi i Premier Leagues.
Me iniciativat e ndërmarra , kryesisht gjatë merkatos së janarit u kuptua qartë se ky ekip mund të shkojë shumë larg sepse jo vetëm që konsiderohet tejet kompetitiv por gëzon faktin e të qënit më i pasuri i botës.
Merkatos i mbetet edhe një muaj e pak për të filluar dhe në vijimësi pritet oferta e sheikëve arabë për një sulmues i cili prej 3 sezonesh vijon të demostrojë potencialin tek andaluzët dhe eksperienca me spanjollët përmblidhet në 22 gola dhe 21 asiste në 118 sfida .
Favori i Newcastles jo vetëm në lidhje me këtë lojtar por edhe me çdo objektiv tashmë është i qartë dhe s’duhet harruar se Premier League është një ndër kampionatet më të bukur të botës dhe vlerësohet maksimalisht nga çdo lojtar i të tilla niveleve .
Nëse i referohemi sezonit të sapopërfunduar , Nabil Fekir ia ka shpërblyer besimin Manuel Pellegrinit me 10 gola dhe 12 asiste në 47 takime dhe do të ketë privilegjin e të luajturit përsëri në Europa League në sezonin vijues , gjithmonë nëse s’do të pranojë fillimin e një eksperience të re në ‘’ St James Park ‘’.



