
Tirana dështoi sërish për të siguruar matematikisht titullin kampion, teksa edhe në ndeshjen e fundit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Teutës.
Duke komentuar këtë ecuri, ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se bardheblutë duhet të jenë të qetë, për të kamrrë titullin. Sipas Tahirit, Tirana është ekipi më i mirë i kampionatit.
Distanca e komoditetit që është, ndoshta Tiranës i bën keq. Janë mësuar me presion gjatë kësaj kohe. Asnjëherë nuk ka për t’u bërë festa, nëse nuk janë të qetë. Ajo që unë pashë, është se në 3 ndeshje Tirana, ka bërë atë që nuk ka bërë gjithë kampionatin. Tiranës i duhet të jetë më e qetë. Bardhebluve i duhen vetëm 1 pikë për të siguruar titullin. Për mendimin tim, janë ekipi më i mirë i kampionatit.



