Matteo Gabbia është rikthyer te Milani. Mbrojtësi është larguar nga Villarreal, aty ku ishte huazuar në verë dhe tashmë do të veshë sërish fanellën kuqezi.
Problemet e shumta me dëmtimet në mbrojtje, kanë detyruar drejtuesit e klubit italian, që të kërkojnë rikthimin e Gabbia-s.
Ky i fundit është prodhim i akademisë së Milanit, ndërsa u huazua në verë në Spanjë, për të pasur më shumë minuta në dispozicion.
Megjithatë “alarmi” në mbrojtjen e kuqezinjve, bëri që 24-vjeçari të rikthehet në “San Siro”.
Gabbia ka mbërritur në Itali, ku tashmë pritet edhe zyrtarizimi, pasi çështja e dokumenteve është mbyllur.



