Barcelona turpëroi Realin/ Xavi i lumtur, Ancelotti: Humbja nuk na fundos, ishte faji im

Barcelona turpëroi Realin/ Xavi i lumtur, Ancelotti: Humbja nuk na fundos, ishte faji im

Barcelona turpëroi Real Madridin brenda në “Santiago Bernabeu” ditën e djeshme duke e mposhtur me shifrat e thella 4-0. Ky triumf ka lënë një shije të mirë për trajnerin e katalanasve, Xavi Hernandez, i cili pas ndeshjes u shpreh se ekipi i tij mund të kishte shënuar edhe më shumë.

Është një ditë e veçantë për gjithë tifozët e Barcelonës. Mund të kishim shënuar të tjerë gola dhe nuk prisnim të ishim kaq superior në fushën e tyre. Luajtëm një ndeshje spektakolare dhe ndihem i kënaqur. Dominuam, por tani të ulim kokën dhe të ecim përpara.

Në krahun tjetër, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti mori përgjegjësitë e tij dhe deklaroi se Barcelona e meritoi fitoren, por shtoi se kjo humbje nuk e fundos ekipin e tij, duke përmendur diferencën me rivalët.

Po kërkonim të kontrollonim topin, duke bërë presing lart, por pas golat që pësuam plani nuk funksionoi dhe ata na dëmtuan. Barcelona luajti më mirë dhe e meritoi fitoren, por kjo humbje nuk na fundos. Duhet të shohim përpara dhe të kemi ekuilibër, të mendojmë se kemi një avantazh prej nëntë pikësh.

Nuk ishte nata jonë. Na vjen keq për tifozët dhe duhet të shohim përpara. U përpoqa të bënim presing lart dhe nuk funksionoi. Është faji im. Është e vështirë, pasi është një ‘El Clasico’ dhe humbja ndaj Barcelonës dhemb. Duhet të jemi të qetë dhe të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar. Na vjen keq, por nuk duhet ta bëjmë dramë. Gjithçka ka shkuar keq dhe u kam thënë lojtarëve se ishte faji im.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy