
Futbollistja shqiptare, Megi Doçi, bëri një lëvizje të rëndësishme në karrierë, teksa u largua nga Vllaznia në këtë merkato, për tu transferuar në Turqi te skuadra e Galatasaray.
Sulmuesja u shfaq e lumtur për këtë lëvizje, ndërsa në prezantimin e saj, tregoi edhe objektivat që ka.
Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një komunitet të madh si Galatasaray. Kam luajtur në Ligën e Kampioneve më parë. Dua të fitoj titullin kampion këtu dhe të shkoj sërish në Champions League.
Kjo është aventura e parë për 27-vjeçaren jashtë, ndërsa kampionati shqiptar, humb lojtaren më të mirë të viteve të fundit.



