Fitorja ndaj Kukësit, Brahja: Shfrytëzuam hapësirat, shënojmë aq sa mundemi

Fitorja ndaj Kukësit, Brahja: Shfrytëzuam hapësirat, shënojmë aq sa mundemi

Zëvendëstrajneri i Egnatias, Julian Brahja, foli për MCN TV, pas fitores 4-0 ndaj Kukësit.

Brahja deklaroi se skuadra shfrytëzoi hapësirat, ndërsa shtoi se me çdo ekip do të shënojnë aq sa munden.

Jemi të kënaqur për këtë fitore. Ishim përgatitur gjatë gjithë javës për këtë ndeshje. E kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.

Ndeshje pas ndeshje ndryshon edhe strategjia. Dwamena ishte afër me Paulauskas, mund të ndryshonin edhe vendet. Hapësirat që u shfaqën, i shfrytëzuam maksimalisht.

Ne i bëmë të gjitha zëvendësimet. Futëm edhe Spahiun, edhe Muhamedin, është një lojtar i ri dhe me prespektivë. I dhamë mundësinë për tu futur.

Do bëjmë lojën tonë me çdo ekip. Do shënojmë aq sa mundemi. Kukësi u formua vonë dhe ka probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy