Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e skuadrës së Vitesse. Toni Domgjoni, ka firmosur ditën e sotme kontratë 3-vjeçare me klubin holandez. Mesfushori me origjinë shqiptare, në të kaluarën ka luajtur për moshat e Zvicrës, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e skuadrës zvicerane të Zurich, tek të cilët ka kaluar nëpërmjet ekipeve zinxhir.
Ka qenë vetë klubi i Vitesse, i cili ka prezantuar në faqen zyrtare 22-vjeçarin, duke njoftuar se kanë firmosur kontratë për 3 vitet e ardhshme. Kujtojmë se te Vitesse sezonin e fundit ka luajtur edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja. Ky i fundit ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste.



