Rubin Hebaj largohet nga Shkëndija, del lojtar i lirë

Rubin Hebaj largohet nga Shkëndija, del lojtar i lirë

Rubin Hebaj nuk është më futbollist i Shkëndijës. Ka qenë vetë klubi tetovar që ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin shkodran.

Tashmë Hebaj ka dalë si lojtar i lirë dhe është në kërkim të një ekipi të ri, për të vazhduar karrierën.

Sulmuesi u bashkua me Shkëndijën 1 vit me parë, teksa arriti të fitojë edhe një titull kampion.

“Shkëndija njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Rubin Hebaj. Sulmuesi Hebaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi, ndërsa marrëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit ka qenë e dyanshme.

Rikujtojmë që Hebaj skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar të këtij viti dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija e falënderon Rubinin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierë.”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy