Atletico Madridi, gjen mbrojtës tek Osasuna

Atletico Madridi, gjen mbrojtës tek Osasuna

Tek Atletico Madridi në fazën e parë të sezonit është vënë re një rendiment jo optimal në repartin defensiv.

Prej vitesh me rradhë ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë konsideruar një ndër ekipet më solidë në këtë aspekt, jo vetëm në Spanjë por edhe kontinentin e vjetër dhe tashmë drejtuesit kanë përveshur mëngët për t’ia plotësuar dëshirat Diego Simeones.

Kryeqytetasit kanë preferuar të qëndrojnë në Spanjë duke përzgjedhur Osasunan, skuadër më të cilën aktivizohet Jesus Areso.

Drupal Ad

25 vjeçari e përfundon kontratën në qershorin e 2026-tës dhe ish fituesit e La Ligas do të mundohen që ta bindin për të vijuar karrierën në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Ndërkohë, ashtu siç parashikohej tek ekipi nga Pamplona po punohet për të siguruar qëndrimin e Jesus Aresos në ‘’ El Sadar ‘’, për të mos prishur edhe skemat e trainerit Vicente Moreno sepse bëhet fjalë për një ndër lojtarët më premtues në 11-she.

Për më tepër eksperienca në një ligë kompetitive si Primera Division e bën edhe më të preferuar nga traineri ‘’ El Cholo ‘’, i cili njihet për shpirtin luftarak dhe kërkesën e llogarisë në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje.

Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur pasi në rastin e mosarritjes së marrëveshjes ndoshta ishi i Burgos mund ti japë fund eksperiencës me Osasunan, për t’iu bashkuar një ekipi të sikletshëm për çdo rival, i cili aspiron fitimin e titujve në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy