
Shqipëria do të luajë dy miqësore në muajin qershor, teksa do të përballet, me Çekinë dhe Uellsin. Në lidhje me këto dy ndeshje, trajneri Edoardo Reja, publikoi ditën e djeshme listën me lojtarët e ftuar, e cila ditën e sotme ka pësuar ndryshime.
Ka braktisur grumbullimin me Kombëtaren, portieri Etrit Berisha. Gardiani kuqezi, ka shfaqur probleme fizike dhe pas konsultimeve me stafin mjekësor, është vendosur që të largohet, për të mos rrezikuar më shumë.
Gjithashtu ditën e sotme ka pasur edhe një afrim të ri te kuqezinjtë, që nuk ishte në listën fillestare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Tiranës, Erjon Hoxhallari. Pogradecari ka marrë ftesë nga Shqipëria për dy ndeshjet miqësore dhe menjëherë është vendosur nën urdhrat e trajnerit Reja.



