Manchester United pëlqen Camavingan

Manchester United pëlqen Camavingan

 Fiksimi për rikthimin tek suksesi e ka bërë Manchester United të shtojë intensitetin në merkato . Fakti se janë një hap larg firmosjes me Jadon Sanchon ia ka shtuar urinë  ‘’ The Red Devilsave ‘’ për të kërkuar të tjera alternativa cilësore .  Eshtë mesfusha një ndër repartet që ka çaluar më tepër tek anglezët gjatë sezonit të shkuar dhe  për ti dhënë fund kësaj problematike , 20 herë kampionët e Premier Leagues do të tentojnë transferimin e  Eduardo Camavingas në ‘’ Old Trafford ‘’. 

18 vjeçari i Rennes konsiderohet një ndër talentët më të mëdhenjë të  futbollit dhe natyrisht  gjigandët e  kontinentit nuk kishin si të dejivonin nga kjo rrugë tepër shpresëdhënëse.  Lojtarit të lindur në Angola i buzëqeshi fati edhe tek  Franca sepse  në debutimin kundër Ukrahinës arriti të  gjejë rrugën e rrjetës 

 .  Cilësitë e mrekullueshme që mbart nuk kishin si të mos evidentoheshin edhe nga   Paris St Germain , Real Madridi  dhe Arsenali duke e ashpërsuar luftën .  Pavarësisht se është në një moshë të brishtë,  Eduardo Camavinga  mbetet një alternativë për tu marrë në konsideratë sepse  ka arritur të magjepsë me një skuadër të dorës së dytë e cila ka shërbyer si trampolinë për ta përgatitur në mënyrën e duhur me qëllimin e nisjes së një tjetër eksperience por këtë herë me përmbajtje krejtësisht ndryshe .  

 39  ndeshjet e sezonit i kanë dhënë për të kuptuar drejtuesve dhe trainerit Julien Stephan se  do të jetë shumë e vështirë për të siguruar qëndrimin e tij në  ‘’ Roazhon Park ‘’ për arsye se oferta e Manchester United mund të rezultojë tepër bindëse  .

Dështimi për Jude Bellingham ia ka hapur sytë Manchester United për riparimin e  ‘’ dështimit ‘’ dhe të këmbngulë për këtë lojtar që ka magjepsur sytë e botës së futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy