
Pas tre sezonesh në etapën e dytë tek Lyoni e ardhmja e Corentin Tolissos mund të ndryshojë.
Manchester United është futur në garë për mesfushorin, i cili ka përfaqësuar Bayern Munchenin në të shkuarën.
30 vjeçari e ka eksperiencën e duhur për tu bërë pjesë e një ekipi elite dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë një ndër to pavarësisht se vitet e fundit kanë mbetur në prapavijë në lidhje me titujt.
Mirëpo në aspektin ekonomik vijojnë të jenë një ndër më fuqishmit në botë, arsye e mjaftueshme për të bindur lojtarët më cilësorë në qarkullim.
Rindërtimi ka filluar dhe drejtuesit besojne se me Ruben Amorim e ardhmja do të jetë ndryshe.
Mbërritja deri në finalen e Europa Leagues në sezonin e shkuar ishte një sinjal se 20 herë kampionët e Premier Leagues po rikthehen por fillimisht duhet dhënë maksimumi gjatë merkatos së verës.
Corentin Tolisso spikat për adaptimin e shpejtë në çdo sistem loje, gjithashtu edhe për organizimin e saj.
Francezi synon të jetë pjesë e një lige shumë të rëndësishme në Europë dhe ajo angleze nuk ka nevojë për koment.
Ndërkohë, drejtuesit e ‘’ Les Gones ‘’ pretendojnë të fuqizojnë arkat dhe parashikohet se nuk do ta pengojnë largimin e Corentin Tolissos nga ‘’ Parku Olimpik ‘’ në rastin e një ofertë tunduese.



