
Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Kastriotit.
Pas ndeshjes, për MCN TV, foli trajneri i vlonjatëve, Emiljano Çela, i cili tha se skuadra e tij është ekipi për tu mundur dhe tensioni është i lartë.
Nuk jam i kënaqur për të dyja pjesët e lojës, Në të parën bëmë më mirë. Kishim 2-3 raste të pastra që duhet t’i kishim shënuar që të kishim më shumë lirshmëri. Pjesa e dytë dihet pastaj, tensioni është i lartë. Ne jemi ekipi për tu mundur. Rivalët ndaj nesh japin maksimumin. Përgëzoj Kastriotin për lojën e treguar.
Presioni i pengon lojtarët. Duan kohën e vetë për të fituar intuitën dhe të lidhen me njëri-tjetrin. Unë jam i kënaqur qoftë nga puna e lojtarëve, apo edhe nga klubi e merkato. Çdo gjë është në mënyrë perfektë dhe është në dorën tonë.
Unë kam qenë dy sezone në Superligë si trajner dhe tani këtë e shikoj si progres. Kishte ndryshim të madh dhe ne po punojmë. Duhet të jemi ekipi që të komandojmë lojën. Ekipi sot mu duk më mirë, nuk kapej në befasi.



