Parma synon Franco Vazquez

Parma synon Franco Vazquez

Parma ka shënuar një risi në merkato me rikthimin e Gianluigi Buffon në ‘’ Ennio Tardini ‘’  . Pavarësisht se do ti duhet të tregojnë forcat një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm  , legjenda italiane i ka impulsuar drejtuesit për kërkimin e lojtarëve të tjerë cilësorë me objektivin e  ringjitjes sa më të shpejtë në Serinë A .  Fokusi është hedhur  tek Franco Vazquez , mesfushor i cili ka lënë shumë gjurmë tek Sevilla , me 197 ndeshje të luajtura , 26 gola dhe  19 asiste  që e kanë shëndërruar në një referent  tek andaluzët . 

Tratativat për ti ndërruar destinacionin  e kanë patur fillimin shumë kohë më parë  me interesin e Milanit , Atalantës , River  Plate , Lazio , Fiorentina , Sampdoria  të  cilave Parma kërkon ti prishë punë . 

Sipas Mundodeportivos , kjo pistë konceptohet si shumë interesante sepse do ti mundësonte  Franco Vazquezit aktivizimin në një kampionat krejtësisht ndryshe dhe dukshëm inferior me Primera Division  por dëshira e madhe e drejtuesve të Parmës për ta harruar shumë shpejt këtë  etapë të vështirë ia shton këmbnguljen për transferimin e ishi-t të  Palermos në Itali.

Eksperienca e mëparshme  në Scudetto krijon një avantazh të lehtë për të ardhmen e Franco Vazquez sepse s’do të kishte asnjë problem me adaptimin e menjëhershëm tek një skuadër që e ka humbur prej vitesh shkëlqimin e mëparshëm duke shënuar rënie drastike , fakt që e ka dërguar deri në këtë pikë .

  Mesfushori nga Kordoba  e ka mbyllur sezonin  me 21 ndeshje  dhe 1 gol në një skuadër ku rivaliteti është shumë i madh por profesionalizmi i treguar prej tij ia lë të hapur derën për të qenë në radarët e skuadrave me emër në Europë dhe jo vetëm .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy