
Arsenali ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, teksa ditën e sotme ka mposhtur në kampionat Leicester United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.
Dy golat e shpejtë nga Gabriel në minutën e 5-të dhe Smith Rowe në minutën e 18-të, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Artetës.
Me këtë triumf “Topçinjtë” ngjiten në vendin e 5-të me 17 pikë, po aq sa West Ham i vendit të katërt.
Arsenali konfirmon edhe njëherë formën e mirë që po kalon, pasi kjo është fitorja e tretë radhazi mes Kupës dhe kampionatit, teksa nuk njohin humbje nga 28 gushti kur u mposhtën me shifrat e thella 5-0 nga Manchester City.



