Luftë e ashpër për Asensio-n

Luftë e ashpër për Asensio-n

Rinovimi me Marco Asension mbetet një ndër prioritetet e Real Madridit, skuadër që s’duhet të vonohet shumë sepse pas derës së spanjollit po presin kandidatë potencialë .

Kontrata e mesfushorit përfundon në 2023-shin e shoqëruar me një përfitim prej 4.5 milionë eurosh në sezon , shtuar këtu 1.5 milionë të tjera nëse arrihen objektivat.

Florentino Perez po tenton me çdo mjet qëndrimin e  26 vjeçarit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  deri në 2027- tën dhe këtë luftë do ta vijojë nën kërcënimin e tre kandidatëve për talentin e ‘’ La Furia Rojas ‘’.  

Gjithsesi ‘’ Gakaktikët ‘’ mund të rrezikojnë largimin e ishi-t të Espanyolit  por fillimisht kanë deklaruar  do të kërkojnë 50 milionë euro. 

Dortmundi, Bayern Munchen dhe Juventusi kanë filluar sulmin për Marco Asension duke  vënë në dispozicion të tij 7 milionë euro në sezon që e superon ofertën e ‘’ Los Merengues ‘’. 

Për sa i përket gjermanëve , traineri Marco Rose e konsideron zëvëndësuesin e Erling Haaland që është më shumë me një këmbë jashtë sesa brenda ‘’ Signal Iduna Parkut  dhe gjithashtu mund të përdoret si monedhë shkëmbimi  për të ulur koston e këtij transferimi që konceptohet historik për Real Madridin .  

Ndërsa bavarezët vijojnë ta tentojnë prej shumë vitesh dhe  dyert e ‘’ Allianz Arenas ‘’ janë të hapura për Marco Asension dhe gjermanët shpresojnë duke qenë se madrilenët ende nuk i kanë dhënë zgjidhje kësaj teme .

Kurse ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka përfshirë Alvaro Moratan duke shfrytëzuar kështu miqësinë ndërmjet tyre për ta bindur që të ndërrojë Madridin me Torinon , tek ish rekordmenët e Scudettos  .

Ky operacion  duket i komplikuar por gjithçka do të varet nga vendimarrja e Florentino Perezi-t i cili i ka qëndruar gjithmonë besnik kryeqytetasve dhe vijon të sakrifikojë çdo ditë për ti parë përsëri në majë .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy