Paris St Germain fillon spastrimet

Paris St Germain fillon spastrimet

Duke qenë se merkatoja e janarit është shumë afër , tek Paris St Germain ka filluar puna për përmirësimin e pozicioneve që nuk e kanë bindur Luis Enriquen.

Spanjolli i ka arritur objektivat deri më tani, pasi skuadra e tij është kualifikuar për më tej në Champions League dhe vijon të dominojë në Ligue 1.

Arritja e marrëveshjes me Lucas Beraldon dhe Gabriel Moscardon do të pasohet me largimet nga ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe dy ndër të padëshiruarit e teknikut nga Asturias janë Hugo Ekitike dhe Laywin Kurzawa.

Blerjet e talentëve brazilianë, respektivisht nga Sao Paolo dhe Corinthians i kushtuan xhepave të Nasser Al Khelaifit 40 milionë euro dhe duke qenë se mbrojtësi dhe sulmuesi nuk kanë patur hapësira në 11-shen e ishi-t të Barcelonës, vendimi i duhur është largimi nga Parisi.

Sipas ‘ Le Parizien ‘ për Hugo Ekitiken tashmë disa pretendentë kanë trokitur në derën e fituesve në fuqi të kampionatit francez , të cilit sigurisht shpresohet ti bashkohet edhe Laywin Kurzawa .

Si në çdo sezon tjetër, objektivi madhor i presidentit nga Katari është fitimi i Champions Leagues dhe në rastin konkret, i ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’ e njeh mjaft mirë rrugën drejt arritjes së këtij objektivi për arsye se triumfoi në të kaluarën me Barcelonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy