Milani nuk kursehet me Lecce-n, kërkon Europën për sezonin e ardhshëm

Milani nuk kursehet me Lecce-n, kërkon Europën për sezonin e ardhshëm

Milani do patjetër një vend në Europë dhe këtë e ka treguar në ndeshjen e parë të Seria A që pas rikthimit të kampionatit për shkak të koronavirusit, pikërisht sonte kundër Lecce-s, duke fituar 1-4.

‘Djalli’ zhbllokoi takimin në minutën e 26 me spanjollin Castellio, por në fillimin e pjesës së dytë do të befasohej nga vendasit që barazuan rezultatin. Kjo e zgjoi ekipin e drejtuar nga Pioli që pastaj nuk u ndal duke realizuar tre herë me Bonaventura, Rebic dhe Leao.

Pavarësisht fitores Europa League mbetet e komplikuar pasi Milan ndodhet në vendin e 7 me 39 pikë, por ka një ndeshje më shumë se të gjithë rivalët. Gjithsesi lajmi i mirë është se ‘djalli’ duket në formë, për një sprint kampionati që duket mjaft i vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy