
Partizani ka kaluar në avantazh ndaj Egnatias, në finalen e Superkupës së Shqipërisë.
Një gafë e portierit Alen Sherri, u shfrytëzua në maksimum nga Arinaldo Rrapaj, i cili rrëmbeu topin dhe shënoi.
Të kuqtë kërkojnë të ruajnë avantazhin, për të marrë trofeun e parë për këtë sezon.



