Milani i shkel syrin Felipe Augustos

Milani i shkel syrin Felipe Augustos

Eleminimi i trishtë i Atletico Madridit në 1/8-tat e Kupës së Mbretit e la pa fjalë Diego Simeonen dhe e ka agravuar së tepërmi situatën e ‘’ Los Colchoneros ‘’ në këtë sezon .

Pavarësisht se janë një ndër ekipet më kompetitive dhe drejtohen  nga një gjigand i trainingut , kryeqytetasit kanë treguar me kohë se i nevojiten  ndërhyrje inmediate në merkato  për të mos pësuar disfata të kësaj natyre , të cilat i largojnë edhe më shumë nga sukseset.  

Një ndër të piketuarit e ‘’ El Cholos ‘’ është Felipe Augusto i cili nuk ka mundur të bëjë shumë tek spanjollët por mbetet një element i preferuar në merkato.

 Braziliani bëri një gabim në mbrëmjen e djeshme sepse sulmuesi i Real Sociedadit Sorlodh arriti me mjeshtëri ta shpërqëndrojë duke i vjedhur topin , të cilin më pas e dërgoi në fundin e rrjetës së Jan Oblak .

Mirëpo kontributi i 32 vjeçarit nuk është harruar  lehtë dhe në skenë është shfaqur Milani që do të tentojë ta largojë nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. 30 qershori është prapa dere dhe pas këtij gabimi sigurisht që Felipe Augusto ia ka ulur pikët vetes nëse i referohemi  përfshirjes në formacionin titullar sepse traineri argjentinas shquhet për nervozizmin e tij  sidomos për këto lloj gabimesh që s’duhet të ndodhin tek një skuadër që pretendon trofe në çdo sezon .

 Sigurisht italianët do të tentojnë të përfitojnë edhe nga ky episod i sikletshëm për ishin e Portos kundër një kundershtari që meriton respekt maksimal si Real Sociedadi .

S’do të ishte çudi që drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ta anashkalonin Felipe Auguston me qëllimin e evitimit të ndonjë surprize tjetër të pakëndshme në ndeshje të këtyre niveleve dhe  t’ia lënë stafetën ‘’ Djallit ‘’ për ta afruar në ‘’ San Siro ‘’.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy