
Tentativat e Tottenham Hotspurit për të përforcuar repartin e sulmit bëhen edhe më intensive gjatë kalimit të ditëve dhe drejtuesit e londinezëve kanë vendosur të bëjnë një ofertë për sulmuesin Dusan Vlahovic. Serbi ka fituar shumë protagonizëm tek Fiorentina dhe ky fakt nuk i ka shpëtuar as disa skuadrave të njohura.
Sipas gazetarit të famshëm Ekrem Onur anglezët e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe kanë përgatitur 35 milionë euro për 21 vjeçarin por kjo shifër nuk i ka bindur ‘’ Vjollcët ‘’ të cilët e konsiderojnë të ulët dhe në lidhje me këtë fakt kanë refuzuar oferta më të mëdha gjatë verës .
Me golat e shënuar e ka përforcuar figurën dhe interesi i Tottenham Hotspurit pritet të ndiqet nga skuadra të tjera për një lojtar që ka lënë gjurmë me një skuadër të dorës së dytë në Serinë A .
Mosha fare e re dhe cilësitë e mrekullueshme japin garanci për një të ardhme të ndritur , sigurisht në një skuadër që lufton për tituj çdo sezon .
Megjithatë para disa kohësh serbi deklaroi se dëshiron qëndrimin në ‘’ Artemio Franchi ‘’ dhe deri më tani ky vendim ka rezultuar i qëlluar në shenjë sepse është një ndër nxënësit më shembullorë të Vincenzo Italianos duke e konfirmuar me 5 gola në 6 ndeshjet e para të sezonit .



