
Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola ndaj Skënderbeut në transfertë.
Fagu deklaroi se skuadra ishte e tensionuar, për shkak se po vjen fundi i kampionatit.
Shpërdoruam shumë raste pjesën e dytë, në të parën s’patëm shumë përveç rastit të Patrikut. Në pjesën e dytë filloi tensioni i rezultatit, Skënderbeu po mbrohej mirë po luanim nga krahët pasi nga qendra ishte e pamundur, por ishim të tensionuar momentet e fundit, na vjen keq për rezultatin. Një skuadër kur luan me 10 vetë bëhet më e ekuilibruar, reaguam me vonesë dhe filluam të kishim superioritet territorial.
Është normale të jemi në tension pasi kampionati po shkon drejt fundit, llogaritë bëhen kollaj, ka pak tension dhe presion psikologjik, por ne po përpiqemi ta kalojmë sa më shpejt edhe pse kanë mbetur shumë pak për tu luajtur. 3 pikë janë nga vendi i katërt dhe kemi akoma ndeshje për të luajtur, shpresoj të rikthehemi tek fitorja javën tjetër.



