Anglia mat forcat me Skocinë, trajnerët zbulojnë formacionet zyrtare

Anglia mat forcat me Skocinë, trajnerët zbulojnë formacionet zyrtare

Do të luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë, e vlefshme për Grupin D në Europian. Skuadrat futen në fushë me objektivin e qartë, të marrin 3 pikët. Në rast të një triumfi, anglezët do të siguronin zyrtarisht kalimin e grupit, pasi kanë fituar edhe ndeshjen e parë.

Nga ana tjetër, Skocia e nisi keq, duke u mposhtur nga Çekia dhe nëse duan të shkojnë më tej, atëherë e kanë të detyrueshme fitoren. Duke parë rëndësinë e ndeshjes, të dy trajnerët nuk i kanë kursyer më të mirë për t’i hedhur në fushë.

Kështu Anglia vjen në fushë me një 4-2-3-1, ku Pikford mbron portën, ndërsa para tij qëndrojnë Shaw, Mings, Stones dhe James. Përpara mbrojtjes është dyshja Philips-Rice. Në majën e sulmit si zakonisht qëndron Harry Kane, ndërsa pas tij rreshtohen Foden, Mount, dhe Sterling.

Te Skocia, me skemën 3-1-4-2, në portë qëndron Marshall, para tij treshja McTominay-Hanley-Tierney. Para mbrojtës është Gilmour, ndërsa mesfusha përbëhet nga O’Donnell, McGinn, McGregor dhe Robertson. Dyshja e sulmit është Dykes-Adams.

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia: (4-2-3-1): Pickford; James, Mings, Stones, Shaw; Rice, Phillips; Sterling, Mount, Foden; Kane

Skocia (3-1-4-2): Marshall; Hanley, McTominay, Tierney; O’Donnell, McGinn, Gilmour, McGregor, Robertson; Dykes, Adams.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy