Zaniolo një hap larg Milanit

Zaniolo një hap larg Milanit

Duket se më në fund Milani do të buzëqeshë në lidhje me një objektiv për të cilin ka insistuar për shumë kohë.

Sipas Nicolo Schiras kuqezinjtë kanë arritur paraakordin me Nicolo Zaniolon, një ndër elementët më cilësore të Romës.

Italiani pretendohej edhe nga Tottenham Hotspur por Milani ka vepruar më shpejt dhe është afër firmosjes se një kontrate për pesë sezonet e ardhshme kundrejt 5 milionë eurove në sezon , përfshirë edhe vlerën e kartonit e cila arrin 30 milionë eurot.

Me vetëm 22 vite mbi supe Nicolo Zaniolo ka impresionuar me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe e ka bërë krenar Jose Mourinhon , trainer që pas shumë kohësh riktheu buzëqeshjen në ‘’ Olimpico ‘’ me fitimin e Conference Leagues.

Akoma nuk dihet nëse ishi i Interit do të bëjë gati valixhet drejt ‘’ San Siros ‘’ në merkaton aktuale apo do ti japë fund eksperiencës me kryeqytetasit gjatë verës.

Ky transferim sigurisht do ti bëjë shumë punë skemave të Stefano Piolit por Milani i tij pavarësisht se është kampioni në fuqi i Serisë A, do ta ketë gati të pamundur të përsërisë suksesin e vitit të kaluar sepse Napoli vijon i shkëputur me 12 pikë nga shtatë herë fituesit e Champions Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy