Barcelona, insiston për Julian Alvarez

Barcelona, insiston për Julian Alvarez

 Gjatë kësaj merkatoje verore Barcelona vijon të jetë një ndër protagonistet.

Joan Laporta ka premtuar se do të bëjë maksimumin për ekipin e zemrës, i cili i ka dhënë mbështetjen e padiskutueshme trainerit Hansi Flick. 

Gjermani ka bërë një punë për tu duartrokitur në stolin e ‘’ Blaugranëve ‘’ por siç duhet presioni sa vjen edhe shtohet. 

Një ndër objektivat e ishi-t të Bayern Munchenit është përforcimi i metrave të fundit dhe për këtë pozicion vijon të preferohet Julian Alvarez. 

Numri një i presidencës ka premtuar se do ta transferojë bomberin argjentinas gjatë verës së ardhshme, i cili është grumbulluar rregullisht edhe nga Lionel Scaloni tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’. 

Ndërkohë, edhe përgjigjja e presidentit të Atletico Madridit Enrique Cerezo ka qenë e menjëhershme, i cili ka përcaktuar 100 milionë euro për Julian Alvarez, një shifër sigurisht problematike për kuq e blutë. 

Mënyra se si luan sigurisht evidenton se golashënuesi nga Calchin i Kordobas është i duhuri për Barcelonën, i cili ka bërë hapa të suksesshëm në karrierë dhe momentalisht është një ndër më cilësorët në Europë. 

Pritet një lloj rezistence nga kryeqytetasit sepse Diego Simeone e shikon pjesë edhe në të ardhmen por sigurisht të qënit pjesë e një ekipi si Barcelona është një tundim për çdo lojtar.

 Ishi i Manchester City-t arriti statistika shumë të mira në sezonin e shkuar, konkretisht 29 gola dhe 9 asiste në 57 sfida, një rrezik serioz për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy