Real Madridi, planifikon rinovimin me Thibaut Courtois

Real Madridi, planifikon rinovimin me Thibaut Courtois

  Edhe në sezonin e shtatë tek Real Madridi portieri Thibaut Courtois vijon të konsiderohet një ndër më të mirët e botës.

Falë paraqitjeve shumë të mira të belgut ‘’ Galaktikët ‘’ kanë avancuar me sukses dhe tashmë drejtuesit po mendojnë rinovimin e kontratës. 

33 vjeçarit i skadon aktualja në qershorin e 2027-tës dhe natyrisht hapi i rradhës i presidentit Florentino Perez do të jetë zgjatja për më tej e qëndrimit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Të qënit lider i kuadratit të bardhë të kryeqytetasve është një vlerësim më tepër për arsye të presionit në çdo sfidë, duke qenë se pretendohet gjithmonë përmirësimi dhe sukseset. 

Një ekip si Real Madridi mbetet çdo herë në fokus për arsye se është një ndër më të suksesshmit e të gjitha kohërave. 

Pjekuria dhe profesionalizmi i treguar nga ishi i Chelseat ia kanë rritur ndjeshëm vlerat dhe numri një i Real Madridit po përgatit një ofertë tunduese e cila parashikohet se do ta blindojë qëndrimin në Spanjë të paktën deri në 2028-tën. 

Niveli dhe qëndrueshmëria gjatë sezoneve e kanë shëndërruar me meritë në një protagonist tek ish fituesit e Champions Leagues, të cilin e konsiderojnë referent në vijimësi. 

Nëse do t’ia rinovojnë kontratën do të konceptohet si fillimi i një kapitulli të ri në karrierë tek ‘’ Los Blancos ‘’, një rival për tu patur frikë në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy