
Lajm i keq për Barcelonën, sulmuesi Martin Braithwaite ka mbyllur vitin. Pas ndeshjes me Getafen, Barcelona raportoi për një dëmtim të sulmuesit, në gjurin e majtë. Pas kësaj, danezi zhvilloi stërvitje i diferencuar, por dëmtimi është përkeqësuar dhe ai tashmë klubi ka konfirmuar se do t’i nënshtrohet një operacioni.
Tashmë është e sigurt se danezi nuk do të mund të luajë dot për Barcelonën për këtë vit, teksa shpresat janë që të jetë gati të paktën në janar ose në shkurt.
30-vjeçari bëri një start shumë të mirë të sezonit, teksa që në sfidën e parë të kampionatit, shënoi dopietë dhe dha asist.



