
Pas interesit për Eric Dier, drejtori sportiv i Bayern Munchenit Freund ka preferuar të mos e lërë me kaq dhe tanimë në fokusin e tij është përfshirë edhe Radu Dragusin.
Rumuni është aktualisht i huazuar nga Juventusi tek Genoa, ekip me të cilin po impresionon.
Lajmi është bërë me dije nga gjermanja ‘ Sky Sports Deutchland ‘ , por flitet se po analizohen edhe të tjera alternativa për ti ardhur në ndihmë prapavijës së rekordmenëve të Bundesligës.
Lojtari nga Bukureshti deri më tani ka zhvilluar 22 sfida me italianët, të shoqëruara me 2 gola dhe një asist, prezenca e të cilit e ka ndihmuar ndjeshëm skuadrën e ish golashënuesit Alberto Gilardino.
Pretendimi i Bayern Munchen sigurisht ia rrit vlerat Radu Dragusin por pritet reagimi i drejtuesve torinezë , të cilët mund ta konsiderojnë rikthimin e tij në ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë kësaj periudhe.



