
Tek Evertoni prej disa ditësh janë në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Rafa Benitez.
Janë të shumtë emrat që janë përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës, teksa tashmë është vendosur se kush do e drejtojë skuadrën.
Në drejtimin e ekipit tashmë është emëruar zëvendësi i Benitez, Duncan Ferguson. Për këtë të fundit do të jetë eksperienca e parë në rolin e trajnerit dhe do të përpiqet që të lërë shenjë menjëherë.



