
Pas akordit me Lionel Messin dhe Sergio Busquets , Inter Miami po tenton të transferojë të tjerë lojtarë që lanë gjurmë në të kaluarën në Europë. Eden Hazard është bërë pjesë e planeve të David Beckham , kontrata e të cilit me Real Madridin përfundoi në 30 qershor. Edhe Jordi Alba vijon të jetë një opsion për amerikanët por sipas ‘ Relevos ‘ sulmuesi belg ende nuk e ka vendosur destinacionin e ardhshëm. Ja vlen për tu theksuar se një opsion është edhe rikthimi në Belgjikë , pikërisht tek ekipi ku luan edhe vëllai i tij, RWD Molenbeek , i ngjitur në kategorinë superiore , e quajtur ndryshe Jupiler Pro. Në rastin e një transferimi , sipas parametrave të përcaktuar nga Federata në Major League Soccer, 32 vjeçari duhet të përfitojë një pagë brenda normave , e cila nuk mund ti tejkalojë 1.6 milionë eurot në sezon , shumë larg 15 milionë eurove që përfiton tek ‘’ Galaktikët ‘’. Siç është përmendur në disa raste , kampionati amerikan me kalimin viteve është shëndërruar në tejet kompetitiv, kjo për faktin e transferimeve të lojtarëve që spikatën në të kaluarën në kontinentin e vjetër .



