Atletico Madridi interesohet për Sorloth

Atletico Madridi interesohet për Sorloth

Mungesa e minutave nën drejtimin e trainerit Marcelino Garcia Toral, e ka vënë në dyshim qëndrimin e Alexander Sorloth tek Villareali.

Norvegjezi po kalon një periudhë të vështirë në ‘’ La Ceramica ‘’ dhe drejtuesit po e mendojnë seriozisht shitjen e tij gjatë merkatos verore.

Atletico Madridi mund të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit dhe plani i drejtuesve është ta kenë pjesë të ekipit për sezonin vijues.

Megjithatë, mundësitë në dispozicion i ka shfrytëzuar në maksimum dhe deri më tani numëron 8 gola në 22 sfida me ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ edhe pse konsiderohen statistika të pamjaftueshme për Alexander Sorloth.

Për sa i përket ‘’ Los Colchoneros ‘’, duhet thënë se vijojnë të jenë një ekip tejet kompetitiv në çdo kompeticion dhe për nordikun kalimi tek kryeqytetasit do të konsiderohej një hap përpara në karrierë.

‘’ El Cholo ‘’ tashmë ja ka hapur derën e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ i cili i ofron një rol titullari, tek një skuadër ku rivaliteti është shumë i ashpër, aspiruese njëkohësisht për fitimin e trofeve të rëndësishëm në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy