
Mesfushori Corentin Tolisso është drejt përfundimi të kontratës tek Bayern Munchen dhe nuk ka bërë edhe aq shumë për të qëndruar në ‘’ Allianz Arena ‘’ .
Pas derës së francezit qëndron duke pritur Real Madridi i përgatitur t’ia rrëmbejë në çdo moment gjermanëve . Por së fundmi është përfshirë në garë edhe Lyoni , skuadër që e njeh shumë mirë sepse pati privilegjin të shijojë kontributin e 27 vjeçarit, i cili i dha shansin për të provuar veten tek rekordmenët e Bundesligës.
Sipas L’ Equipe , francezët nuk janë aspak të shqetësuar për interesin e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe kanë filluar tentativat për ta rikthyer në shtëpi sepse si duket koha në Gjermani po i mbaron pasi Julian Nagelsmann nuk e konsideron më prioritet për mesfushën .
Dashuria e vjetër është në rrugën e të qënit një shpëtim për Corentin Tolisson por s’duhen harruar ‘’ Los Blancos ‘’ të cilët janë dukshëm të favorizuar në këtë histori.
Fakti se është drejt fundit të kontratës e cila do ta bëjë xhiron e fundit ekzaktësisht në 30 qershorin e ardhshëm , për madrilenët është një shans unik për t’ia bërë këtë dhuratë Carlo Ancelottit por s’duhen nënvlerësuar francezët të cilët mund ti lënë të habitur duke e kthyer aty ku filloi të hedhë hapat e parë drejt suksesit.
Corentin Tolisso është një lojtar me një eksperiencë 5 vjeçare në Mynih gjatë të cilës ka fituar shumë trofe të rëndësishëm dhe historia përputhet me objektivat e Real Madridit që kërkon të transferojë elementë me një të kaluar entuziazmuese .



