Mbappe eliminon Perunë, “Gjelat” kalojnë në fazën tjetër të Botërorit (VIDEO)

Mbappe eliminon Perunë, “Gjelat” kalojnë në fazën tjetër të Botërorit (VIDEO)

Franca ka marrë fitoren e dytë rradhazi në Kampionatin Botëror duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Goli i shënuar që në minutën e 34-të nga ana e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, i ka dhënë  fitoren “Gjelave” me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë Perusë.

Me këtë sukses Franca ngjiet në kuotën e gjashtë pikëve duke qenë skuadra e rradhës pas Rusisë dhe Egjiptit që kualifikohen për në raundin tjetër të Kampionatit Botëror.

Ndërkohë, me humbjen e sotme Peruja s’kualifkohet nga faza e grupeve edhe pse ka mbetur një ndeshje për tu luajtur, pasi kjo është e dytë për ta që i nxjerr nga Botërori.

Sfidat e fundit në Grupin C do të jenë Francë-Danimarkë dhe Australi-Peru.

Më poshtë goli i takimit në sfidën Francë-Peru. 

Goli i shënuar nga Mbappe

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy