"Milani do të arrijë të hakmerret ndaj Juves"

"Milani do të arrijë të hakmerret ndaj Juves"

Adriano Galliani beson se Milani do të arrijë të hakmerret ndaj Juves në Superkupën e Italisë që do të zhvillohet në Doha të Katarit për humbjen në finalen e Kupës së 21 majit të këtij viti.

Sipas administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galliani në ndeshjet me Juventusin, Milani këtë vit është në ekulibër të plotë.

“Nuk meritonim ta humbisnim finalen e kupës së Italisë, por në atë ndeshje ashtu rrodhën ngjarjet, shpresojmë të fitojmë Superkupën”, tha Galliani.

“Diferenca me Juventusin në Serinë A? Gjatë këtij viti kemi luajtur dy ndeshje të kampionatit me Juventusin dhe secila skuadër ka fituar një ndeshje. Shpresoj që edhe këtë radhë të jetë një ndeshje e ekuilibruar”.

Superkupa e Italisë ndërmjet Juventusit dhe Milanit do të zhvillohet nesër me 23 dhjetor në Doha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy