Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, konfirmoi se sulmuesi Victor Osimhen, do të largohet në fund të sezonit.
Numri 1 i napolitanëve deklaroi se diçka të tillë e dinte që në verë, ndërsa zbuloi edhe destinacionin e mundshëm të lojrarit.
E dinim që në verë se do të largohet. Negociatat tona të rinovimit ishin të gjata dhe miqësore. Bisedimet u zgjatën disi, por ne e dinim shumë mirë se ai do të largohet në fund të sezonit. Mund të transferohet te Reali, PSG ose në Angli.
Kujtojmë se Osimhen rinovoi me Napolin deri në vitin 2026 dhe për këtë arsye, skuadrat që e duan, duhet të paguajnë shumën që do të kërkojë klubi italian.



