
Pas largimit të Hansi Flick nga kombëtarja e Gjermanisë , drejtuesit e Federatës kanë menduar për Jurgen Klopp. Zërat kanë nisur të qarkullojnë dhe natyrisht ato të Liverpoolit kanë reaguar menjëherë dhe një ndër opsionet për të marrë drejtimin e stolit është Xabi Alonso. Spanjolli i njeh shumë mirë anglezët për arsye se ishte pjesë e tyre në të kaluarën si lojtar dhe falë rezultateve pozitive me Bayer Leverkusenin , mund të rikthehet në ‘’ Anfield Road ‘’. Por s’mbaron me kaq sepse edhe Real Madridi e konsideron zëvëndësuesin ideal të Carlo Ancelottit, i cili mund ti japë fund eksperiencës me ‘’ Galaktikët ‘’ në fundin e sezonit.



