
Ulje-ngritjet në prapavijë vijojnë ta shqetësojnë trainerin e Barcelonës Hansi Flick.
Gjermani në bashkpunim me drejtuesit po i bëjnë mirë llogaritë referuar merkatos së janarit dhe detyra kryesore është përforcimi i këtij reparti.
Deco kësaj rradhe ka filluar të monitorojë Samuel Kotto, i cili përfaqëson Gentin.
22 vjeçari po bën paraqitje të një niveli të lartë me Kamerunin në Kupën e Afrikës dhe më së shumti ka spikatur në sfidën kundër Gabonit.
Afrikani ka bindur në çdo sfidë dhe natyrisht ‘’ Los Cules ‘’ e shikojne pjesë të tyren në të ardhmen.
Adaptimi në disa pozicione ia kanë rritur automatikisht vlerat ishi-t të Malmos, e ardhmja e të cilit mund të jetë shumë shpejt në ‘’ Camp Nou ‘’.
Leximi i lojës, pozicionimi i duhur gjatë çdo sfide dhe fitimi i dueleve me rivalët janë disa nga cilësitë e Samuel Kottos, i cili për më të tepër është shumë i fuqishëm fizikisht dhe shtatlartë.
Mirëpo, referuar problemeve të ‘’ Blaugranëve ‘’ në aspektin ekonomik Joan Laporta do të mundohet të negociojë për një çmim të arsyeshëm dhe nëse do të jetë pjesë e tyre për të natyrisht do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme në karrierë.



