Pas fitimit të Champions Leagues , trofe për të cilin Manchester City luftoi për shumë sezone , drejtuesit kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës.
Tek bardhekaltërit priten largime dhe traineri Pep Guardiola pavarësisht sukseseve të ‘’ The Citiziens ‘’ ka mbetur i pakënaqur nga disa lojtarë.
Lista përbëhet nga Walker, Gundogan, Bernardo Silva, Mahrez, Cancelo dhe Laporte , largimi i të cilëve imponon ndërhyrjen e menjëhershme gjatë kësaj periudhe për të tentuar përsëritjen e suksesit në sezonin vijues.
I famshmi ‘’ Pep ‘’ gjithmonë është konsideruar një ndër trainerët më të mirë të botës, i cili i dha mundësinë anglezëve për ta shënuar emrin në librin e fituesve të kompeticionit më të rëndësishem europian për klube.
Për sa i përket Bernardo Silvas, Cancelos dhe Gundogan duhet theksuar se prej kohësh ndiqen nga Barcelona , pa anashkaluar edhe ekipe të tjerë, për të cilët merkatoja e verës konsiderohet kyçe për gjetjen e një tjetër destinacioni.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.