
Në orët e fundit drejtuesit e Arsenalit i kanë lëvizur me shpejtësi gurët për tu përforcuar në kuadratin e bardhë.
Objektivi i tyre është Kepa Arrizabalaga, për të cilin sipas ‘ The Athletic Uk ‘, marrëveshja është pothuajse e arrirë.
Spanjolli ka treguar vlerat në sezonin e shkuar tek Bournemouthi, i cili thuhet se do të mbërrijë në Londër si zëvëndësues i bashkombasit David Raya.
Kostoja e këtij operacioni do ti arrije 5 milionë eurot, kartoni i të cilit është në pronësi të Chelseat.
Megjithatë, 30 vjeçarit do ti duhet të masë forcat me David Rayan për vendin e titullarit, sfidë e cila parashikohet se do të jetë shumë e ashpër.
‘’ Topchinjtë ‘’ kanë patur një ecuri tejet pozitive nën drejtimin e ish mesfushorit të tyre në sezonin e shkuar, e reflektuar kjo me renditjen në vendin e dytë në Premier League, mbas Liverpoolit.
Eksperienca e ishi-t të Real Madridit natyrisht do ti shërbente Arsenalit për mbarëvajtjen në të ardhmen, ekip i cili do të luftojë në disa fronte në sezonin vijues, kryesisht në kampionat dhe Champions League.



