Kërkohet kuakifikimi në Europian, Kombëtarja shqiptare niset drejt Moldavisë

Kërkohet kuakifikimi në Europian, Kombëtarja shqiptare niset drejt Moldavisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë këtë të premte, një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo me Moldavinë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit. 

Ekipi kuqezi, u nis ditën e sotme drejt Moldavisë, për tu akomoduar aty dhe do të kërkojnë të mos dalin me humbje, pse jo dhe me fitore, për të siguruar kualifikimin. 

Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se skuadra gëzon formë shumë të mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm. 

Në stërvitjen e fundit në “Air Albania”, skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja u fokusua më shumë te loja me top.

Gjithashtu, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese me Ishujt Faroe më 20 nëntor, në Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy