Skandal bastesh në Turqi/ Dhjetëra futbollistë dhe zyrtarë arrestohen pas hetimeve të gjera

Skandal bastesh në Turqi/ Dhjetëra futbollistë dhe zyrtarë arrestohen pas hetimeve të gjera

Futbolli turk po përballet me një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, pasi prokurorët në Stamboll lëshuan të premten urdhër-arreste për dhjetëra futbollistë dhe zyrtarë të klubeve kryesore, në kuadër të një hetimi të gjerë për bastet ilegale.

 

Gjatë aksioneve të policisë në orët e para të mëngjesit, u arrestuan lojtarë nga klubet më të njohura të vendit, përfshirë Yandaş të Fenerbahçes dhe Metehan Baltacı të Galatasarayt. Ky i fundit dyshohet se ka vendosur baste për ndeshjet e ekipit të tij.

 

Federata Turke e Futbollit njoftoi në tetor se po hetonte mbi 150 gjyqtarë për baste në ndeshje – një veprim i ndaluar rreptësisht nga rregulloret ndërkombëtare të futbollit.

Hetimet u zgjeruan duke përfshirë lojtarë, administratorë, komentatorë sportivë dhe persona të tjerë të lidhur me futbollin.

 

Muajin e kaluar, më shumë se 100 lojtarë profesionistë, përfshirë 25 nga Süper Lig, u pezulluan përkohësisht.

 

Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit bëri të ditur se nga 46 urdhër-arreste, 35 persona janë arrestuar tashmë, përfshirë drejtues të Ankarasporit, Antalyasporit dhe Adana Demirsporit.

 

Sipas Euronews, shtatë persona, mes tyre ish-gjyqtari dhe komentatori i njohur Ahmet Çakar dhe gjyqtari aktual Zorbay Küçük, u arrestuan pas zbulimit të transaksioneve financiare të dyshimta në llogaritë e tyre bankare.

 

Prokuroria thotë se të arrestuarit do të ndiqen penalisht nën ligjin për parandalimin e manipulimit të garave sportive, i cili parashikon 1 deri në 3 vjet burg, me dënime më të larta në rastet e lidhura me tregun e basteve.

 

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Hacıosmanoğlu, ka deklaruar se institucioni po ndërmerr hapa të rreptë për të pastruar futbollin turk nga “skandalet, kalbëzimi dhe marrëdhëniet korruptive”.

 

Ai u zotua se hetimet do të shkojnë deri në fund dhe se sporti do të pastrohet “pa kompromis”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy