
Prej disa kohësh Claudio Echeverri , edhe pse me vetëm 17 vite mbi supe po impresionon tek River Plate, fakt i cili ka tërhequr vëmëndjen e disa ekipeve të Europës. Sipas italianes ‘ Calciomercato ‘ edhe Juventusi i është bashkuar garës për mesfushorin e lindur në Chaco, një ndër perlat e të ashtuquajturve ‘’ Los Millonarios ‘’. Me transferimin e mundshëm të argjentinasit , ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ përveç faktit se do të siguronte shërbimet e një lojtari shumë cilësor , do të fitonte një garë të ashpër në futbollin më kompetititiv të botës. Ish rekordmenët e Scudettos kanë rreshkitur disi në tre sezonet e fundit në lidhje me suksesin në Itali , të cilët synojnë ta ndryshojnë historinë në aktualin. Klauzola e prishjes së kontratës së Claudio Echeverrit me ekipin nga Buenos Aires arrin 25 milionë dollarët, shifër aspak problematike për presidentin Gianluca Ferrero .



