
Sikur të mos mjaftonte barazimi ndaj Bologna, për Milanin tani ka probleme të tjera. Mbrojtësi i djathtë, Alessandro Florenzi, ka mbyllur sezonin.
Italiani gjatë sfidës së djeshme ka shfaqur probleme me meniskun. Për këtë arsye, të mërkurën Florenzi do të udhëtojë drejt Romës, ku do i nënshtrohet operacionit.
Pas operacionit, lojtari do nisë fazën e rikuperimit, por sezoni për të është mbyllur dhe nuk mund të llogaritet nga Pioli për ndeshjet e mbetura.



