
Joao Felix është zyrtarisht një lojtar i Chelsea-t.
Klubi londinez ka prezantuar këtë të mërkurë, sulmuesin portugez, i cili afrohet nga Atletico Madrid.
Felix do i kushtojë arkave të londinezëve plot 60 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.
Lojtari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën, e cila do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2030.



