Henderson në radarët e Interit

Henderson në radarët e Interit

 Përforcimi i portës do të jetë praktikisht një detyrim për Interin në merkaton vijuese .  Gardiani Samir Handanovic po bën hapat e fundit në karrierë dhe  kampionëve në fuqi të Serisë A  i duhet një garanci për të ardhmen dhe i kanë hedhur sytë tek Dean Henderson .

Anglezi ka bërë shumë mirë tek Manchester United dhe traineri Simone Inzaghi e konsideron zëvëndësuesin e sllovenit. 

Pas shkëlqimit tek Sheffield United në sezonin 2019-2020,  24 vjeçari u rikthye në ‘’ Old Trafford ‘’ por nuk mundi ta fitojë luftën me spanjollin David De Gea i cili prej shumë sezonesh e ka siguruar rolin e titullarit tek 20 herë kampionët e Anglisë . 

 Kjo situatë e anashkalon automatikisht Dean Henderson i cili kërkon të jetë protagonist në një skuadër të nivelit të lartë dhe zikaltërit për fatin e tij kanë trokitur në derën e Manchester United . 

Kjo  është një mundësi e artë e cila është  vështirë të përsëritet gjatë karrierës  dhe Dean Henderson duhet ta analizojë me kujdes  sepse jo vetëm do të bëhej pjesë e një skuadre me shumë histori por edhe fitueses në fuqi të Scudettos , fakt që do të theksonte një privilegj më tepër për britanikun . 

Pavarësisht punës konstante të drejtorit teknik Beppe Marotta dhe ndihmësit Piero Ausilio në lidhje me  transferimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ të Andre Onanas , kjo çështje po zvarritet shumë dhe Interi kërkon ti vërë kapakun dhe ti ofrojë një alternativë të përshtatshme Simone Inzaghit për të vijuar punën në  funksion të arritjes së sukseseve të mëtejshme .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy