
Skuadra e Juventusit vazhdon të jetë shumë e përqëndruar në merkaton e verës . Objektivave të njëpasnjëshem të torinezeve i është shtuar edhe Manuel Locatelli, lojtar që ka spikatur tek Sassuolo.
Sipas gazetarit të famshëm Italian Nicolo Schira kampioni në fuqi i Italisë i ka ofruar një kontratë 5 vjeçare talentit të ‘’ Trikolorëve ‘’ . Progresi i 23 vjeçarit konceptohet si një element shumë favorizues për një të ardhme të ndritur në arenën europiane dhe besohet se interesi i bardhezinjve mund të jetë fillimi i dëshiruar për mesfushorin e talentuar .
Për një goditje të tillë ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka menduar përfshirjen e elementëve si Frabotta, Rabiot ose Ramsey për të konkretizuar këtë operacion me sukses . Duhet theksuar se kontrata e Manuel Locatellit mbetet e vlefshme edhe për dy sezonet e pasardhëse por këmbngulja e 36 herë kampionëve të Serisë A me shumë gjasa do ta bindë italianin për tu bërë pjesë e projektit ambicioz të së ardhmes .
Deri më tani mund të thuhet me bindje të plotë se Juventusi është në rrugën e duhur për realizimin e këtij operacioni , por nga ana tjetër duhet parë nëse direktiva e Sassuolos do të japë konfirmimin përkatës sepse në të kundërt do ti vinte barrierën hapave të Juventusit për tu rikthyer në kohët e arta .
Për mesfushorin nga Lecco sezoni mund të konsiderohet tepër pozitiv sepse pavarësisht se është një ndër pilarët e Roberto De Zerbit deri në këtë stad të sezonit ka regjistruar 25 prezenca dhe 3 gola.



