Shqipëria sfidon Moldavinë, Sylvinho: Kemi shtatë finale përpara, do të japim zemrën në fushë

Shqipëria sfidon Moldavinë, Sylvinho: Kemi shtatë finale përpara, do të japim zemrën në fushë

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Moldavinë, për kualifikueset e Europianit. Sylvinho deklaroi se presioni nuk i bën përshtypje skuadrës, ndërsa shtoi se përpara janë 7 finale, për arritjen e objektivit. Sipas tij, në sfidën me Moldavinë, skuadra do të japë shpirtin në fushën e lojës. “Jemi mësuar me presionin. Nuk na bën shumë përshtypje. Kemi përpara 7 finale. Nesër do të luajmë finalen e parë. Jemi të gjithë shumë të karikuar. Luajmë në shtëpi. Presim të kemi një stadium plot. Do të jetë ndihmesë e madhe dhe prezenca e tifozëve në stadium. Në momentin e fundit do të vendos për formacionin. E rëndësishme për mua është që skuadra të ketë ekuilibër për mua. Kemi një grup që do të luajë me gjithë zemër në këtë ndeshje. Niveli i përqendrimit dhe i fokusit është i lartë në këtë moment. Për mua nuk ka ekipe të vogla. E theksoj sërish që kemi 7 finale përpara dhe e para është nesër. Unë jam i bindur që skuadra ime do të bëjë një lojë të fortë. Mendoj që Shqipëria është gati për të marrë maksimumin në këtë sfidë. Lojtarët që mungonin kundër Polonisë, duhet të mësohen me mënyrën tonë të lojës. Duhet të fiksojnë konceptet që ne kemi për mënyrën se si duhet të luajmë. Kurse ata që ishin me Poloninë e kanë më të thjeshtë. Sigurisht që këtë herë kishim disa lojtarë të rinj. Për fatin e mirë rikthehen Gjimshiti dhe Ismajli. Më pëlqen shumë edhe Muçi, për mënyrën se si e interpreton futbollin. Nesër do të shikoni ekipin kuqezi, një skuadër që luan shumë fort në fushën e lojës. Një skuadër që luan me 100 km/h. Unë e kam pasion shumë këtë punë. Unë jam i bindur që do të japin zemrën në fushë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Të gjitha sfidat janë si një finale. Nuk ka kohë për të humbur në turne të tillë. Lojtarët e kanë të qartë dhe e dinë shumë mirë objektin kryesor. Më e rëndësishmja për momentin është sfida me Moldavinë.”, deklaroi Sylvinho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy