Vllaznia-Partizani në “paqe”, Behari: Rezultati i fushës është i drejtë, Skuka zgjedhje e parë

Vllaznia-Partizani në “paqe”, Behari: Rezultati i fushës është i drejtë, Skuka zgjedhje e parë

Trajneri Ardi Behari, analizoi barazimin në sfidën mes Vllaznisë dhe Partizanit në kampionat.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari deklaroi se rezultati i fushës ishte i drejtë dhe shtoi se ishte një ndeshje e bukur.

Ishte një ndeshje e fortë, mes dy rivalëve. Në ndeshje të forta, nuk shikon raste. Prandaj ndeshja ishte e bukur, sepse janë dy skuadra rivale. Në një ndeshje me dy skuadra të vendosura mirë në fushë, detajet e bëjnë diferencën.

Partizani merr meritë, sepse është në mes të Shkodrës, ka avantazhin e fitores më parë dhe mund të ndërtonte ndeshjen duke e pritur Vllazninë. Megjithatë zgjodhën të luajnë si në ADN, duke kërkuar fitoren. Rezultati i fushës është i drejtë. Futboll pamë, dyluftime pamë dhe gjithçka tjetër.

Skuka është zgjedhje e parë, nuk e vendos njeri në dyshim. Është vlerë e shtuar për Partizanin dhe kampionatin shqiptar. Sulmuesit e tjerë u morën për të zëvendësuar Skukën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy