Dede: Problemi te Partizani janë gabimet në qendër të mbrojtjes

Dede: Problemi te Partizani janë gabimet në qendër të mbrojtjes

Trajneri Nevil Dede, thekson se gabimi i Partizanit është te mbrojtja, e cila sipas tij nuk jep siguri. Ne emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede tha se të kuqve i mungon një sulmues pykë, duke thënë se Stenio Junior nuk e bën si duhet atë rol .

“E kemi thënë që Partizanit i mungon një sulmues pykë. Junior është i mirë, por futet nga krahu më shumë. Te krosimet e shumta, shfaqet vetëm Cara, ndërsa Junior ka shënuar vetëm me penallti. Kështi si po i shkon loja Partizanit, vetëm Cara, Mala apo Kaçe mund të bëjnë më shumë.

Nuk më vjen mirë për një trajner me eksperiencë, që i gabojnë shumë mbrojtësit e qendrës. Ka diçka që nuk shkon. Të themi në çdo ndeshje për gabime individuale, nuk shkon më. Ta mbyllin të paktën njëherë pa pësuar gola. Kur mbrojtja nuk jep qetësi dhe siguri, as sulmi nuk ecën, ose e anasjelltas. Partizanin e mbajti në lojë pritja e Teqjas.”, u shpreh Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy